Sfida e rrezikshme nga “Tik Tok” vë në rrezik adoleshentët/ Zbulohen dhjetëra raste te të rinjtë shqiptarë

Sfida e rrezikshme nga “Tik Tok” vë në rrezik adoleshentët/ Zbulohen dhjetëra raste te të rinjtë shqiptarë

11:41, 14/10/2024

Një sfidë e rrezikshme e përhapur në rrjetin social “Tik Tok” po vë gjithmonë ë e më shumë në rrezik adoleshentët në Kosovë.

Sipas autoriteteve vendase, loja e cila konstiton në vetëlëndimin e personit që merr pjesë, është përhapur edhe në qytete të tjera, pas zbulimit të rasteve të para në Gjakovë. Lajmin pe ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Mësohet se sfida është përhapur edhe në komunën e Kamenicës në Kosovë, ku të premten nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ulët janë raportuar rastet e para.

“Ju njoftoj se me datë 11.10.2024 rreth orës 14:00, Policia e Kosovës, Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ultë në fshatin Koretin, komuna e Kamenicë se në këtë shkollë disa nxënës të klasave të teta dhe nënta kanë provuar të lëndojnë veten, dyshohet shkak sfida në rrjetin sociale në Tik-Tok”, ka thënë Hashani.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës njësia e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

 “Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që në lidhje me rastin të përpilohet një shënim zyrtar”, ka thënë Hashani.

Kujtojmë se javën e kaluar në Gjakovë janë zbuluar rreth 20 raste të vetëlëndimit të nxënësve nga kjo sfidë e rrezikshme e “TikTok-ut”.

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi tha se kanë ndaluar përdorimin e telefonave nëpër shkolla, si një masë për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të këtij fenomeni të rrezikshëm. Ajo bëri të ditur se rastet kanë qenë kryesisht në shkollat e mesme të ulta, kryesisht të nxënëseve të klasave 6 deri 9.

Kujtojmë se edhe më 30.05.2024, ishin raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë që kishin gërvishtur duart e tyre, të nxitur nga një sfidë në “Tiktok”.

Raste të ngjashme ishin raportuar edhe në komunën e Lipjanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco