Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në një postim në Facebook, Kurti ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin.
“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar kryeministri.
© SYRI.net