Bytyci: Këmbëngulja e Vuçiç për të mos njohur Kosovën jo realiste, de facto republika e Kosovës egziston

18:25, 13/10/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Serbia ka provokuar sërish të shtunën duke lëvizur trupat e saj ushtarake “rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës”.

Akademiku Enver Bytyçi i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi këtë provokim, teksa u shpreh se këmbëngulja e Vuçiç për të mos njohur Kosovën e konsideron jo realiste sepse de facto republika e Kosovës egzsiton, aq edhe jo në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Mora nisje nga një përgjigje e Vuçiç gjatë takimit të tij në një samit në Mal të Zi, ndaj pyetjes së një gazetari rreth replublikës së Kosovës, ai u përgjigj se republika e Kosovës nuk egzsiton.

Këmbëngulja e zotit Vuçiç për të mos njohur republikën e Kosovës ishte një këmbëngulje , të cilën une e konsideroj jo relaiste sepse de facto republika e Kosovës egzsiton...aq edhe jo në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Ndonëse presidenti i Serbisë i përmbahet gjithmonë asaj që pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me rendin, të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar.

Por kemi një fakt, në vitin 2009 Jeremiq ish minsitri i jashtëm i Serbisë u zgjodh dhe kryetar, dhe president, i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara, ai shtroi çështjen, se për të provuar nëse Kosova është e pavarur ose jo, Asambleja e Përgjithshme do të duhej t’i drejtohej gjykatës së drejtësisë, në Hagë.

Në këto raste gjithmonë hartohet një pyetje, çfarë kërkohet?
 

Për çfarë duhet përgjigjia e kësaj Gjykate?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco