Fëmijët kanë vështirësi në të folur. Alarmi vjen nga mjekë logoped të cilët shprehen se rasti i vizitave është rritur, dhe shkak për këtë problem mbetet përdorimi i telefonave dhe tabletave.
SYRI TV
Përdorimi i telefonit apo edhe e tabletave te fëmijët u ka shkaktuar atyre një tjeter problem, sic është vështirësia në të folur. Në qytetin e Elbasanit ky problem ka pasur rritje dhe mjekët logoped u bëjnë apel prindërve që të kalojën më shumë kohë me fëmijët dhe mos ti lënë për një kohë të gjatë në smartphone, gjithashtu edhe nëse shohin probleme me te folurin ti cojnë direkt te mjeku dhe mos ti lënë që gjendja të përkeqësohet.
Për psikologen Sonila Jahupashi vërehet një problem i shtuar dhe prindërit janë ne tension për fëmijët e tyre. Një tjetër stopim i fëmijëve mbetet dhe mungesa e vlerësimit nga prindërit ku shpesh herë këto të fundit bëjnë dhe krahasime të ndryshme.
Deri më tani numri i fëmijëve të cilët ndjekin mjekimet nga mjekët Logoped arrin në 3 raste në ditë afro 15 raste në jave.
© SYRI.net