Haradinaj: Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë

Haradinaj: Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë

11:21, 12/10/2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së.

Ai ka thënë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.

“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës.

Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.

Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare.

Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco