Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof, ka vizituar Kosovën dhe është takuar me krerët e shtetit, partitë opozitare, shoqërinë civile e mediat. Në një bashkëbisedim me gazetarë ku ka qenë e ftuar edhe Gazeta Express, Kasanof është pyetur lidhur me raportin në mes të SHBA-së dhe Kosovës.
Diplomati amerikan që ka zëvendësuar Gabriel Escobar, ka përsëritur përkrahjen e SHBA-së për sovranitetin dhe demokracinë multi-etnike në Kosovë dhe ka shtuar se është e qartë nga deklaratat e bëra më herët nga zyrtarë të shumtë amerikanë që veprimet e pa koordinuara të Qeverisë Kurti ia kanë vështirësuar SHBA-së avokimin për Kosovën.
Kasanof ka thënë se takimet që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe në atë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ka theksuar nevojën për një partneritet më efektiv në mes të SHBA-së dhe Kosovës.
“Në takimet me presidenten dhe kryeministrin kam theksuar dëshirën tonë për partneritet më efektiv. Gjithashtu shpreha se sa jemi të kënaqur me zhbllokimin e lëvizjes së mallrave dhe që Kosova ka qenë në gjendje të marrë një vend në CEFTA”, ka thënë Kasanof.
© SYRI.net