Anëtarësimi i komunave veriore në AKK, Aliu i përgjigjet VV-së – publikon dokument

Anëtarësimi i komunave veriore në AKK, Aliu i përgjigjet VV-së – publikon dokument

15:22, 11/10/2024

Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajt dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së Kadri Rrahimajt, kryetar i Kamenicës, dhe Dimal Bashës, deputet i PDK-së, i cili e quajti Aliun “gënjeshtar”.

Aliu i ka quajtur këto deklarata si “valë e shpifjeve”.

Tutje, ai ka publikuar disa dokumente.

 

Në valën e shpifjeve për anëtarësimin e pagesat e anëtarësisë së komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ja dëshmitë që flasin zëshëm e pakundërshtueshëm për të vërtetën” – ka shkruar Aliu.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka demantuar përfaqësuesit e VV-së, të cilët po pretendojnë anëtarësimin e komunave veriore në këtë institucion.

Ai ka bërë me dije se katër komunat veriore janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Aliu ka shkruar se këto komuna paguajnë edhe anëtarësinë në AKK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco