Ulutashi e falënderon Osmanin për bashkëpunimin e mirë në takimin lamtumirës

Ulutashi e falënderon Osmanin për bashkëpunimin e mirë në takimin lamtumirës

21:28, 10/10/2024

Komandanti në largim i KFOR-it, Ozkan Ulutash, i ka shkuar për vizitë sot të parës së shtetit, Vjosa Osmanit.

Gjatë këtij takimi, Ulutashi e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin e mirë dhe shkëmbimet gjatë mandatit të tij.

“Ai theksoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB, dhe ripohoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar për të ndërtuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për të nxitur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

Ulutashi do të largohet nga pozita e komandantit të KFOR-it në Kosovë më 11 tetor, teksa do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco