I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Armela Ferko për të diskutuar mbi vizitën e Erdogan në Shqipëri ishte gazetari, Bledian Koka.
Koka është shprehur se edhe shteti më i lodhur në botë ka limite dhe nuk mundet që një shtet tjetër të fusë hundor në komunitete fetare në vend.
"Edhe shteti më i lodhur në botë duhet të ketë limite. Ti i lëshon sovranitetin, e kjo ndodh sa herë mik apo armik qoftë. Është e pranueshme që një qëndrim politik të mbahet në selinë politike dhe është e papranueshëm që një objekt kulti të përdoret për qëllime politike.
Kjo ndodh pasi kemi kërkuar krijimin e një komuniteti paralel mysliman. Si Erdogani kontrollon komunitetin në Turqi duke mos mundur që ta bëjë këtë në Shqipëri sot është krijuar një komunitet paralel mysliman për ti dorëzur xhaminë një mbështetësi të Erdoganit dhe jo gylenistëve.
E vërteta e madhe është ajo që tha në fund Rama, ne nuk do të jemi xhamia mbetet në fund, si një lëpirës që është tha që emri i Erdogani do të qëndrojë.
Që të lejojë një qeveri tjetër të fusë hundët në punët e brendshme të një komuniteti vetëm në Shqipëri ndodh."
© SYRI.net