Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës.
Kjo pas vendimit të lëshuar për urdhër arrest ndaj Naser Hafizit, drejtorit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.
I njëjti nuk u gjet të martën në vendin e tij të punës kur Policia e Kosovës zhvilloi një bastisje në Ministrinë e Mjedisit, e as në shtëpinë e tij. Hafizi ishte në një udhëtim jashtë vendit, konkretisht në Francë.
Ndryshe, drejtoria pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike ditĂ« mĂ« parĂ« ka kryer njĂ« aksion nĂ« MinistrinĂ« e Mjedisit dhe Planifikimit HapĂ«sinor. Cak i prokurorisĂ« ishte falja e borxheve milionĂ«she tĂ« disa kompanive qĂ« ambalazhojnĂ« ujin.Â

© SYRI.net