Me tensione ka nisur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Temë në seancë ka qenë audio-incizimi i Mimoza Kusari-Lilës me terroristin, Milan Radoiçiq.
Kusari-Lila doli në foltore duke thënë se audio-incizimi i publikuar dje është tërësisht i fabrikuar.
Teksa po fliste asaj iu vendos një shirit i verdhë ku shkruante “danger” apo rrezik.. Shiritin e vendosi deputeti Haki-Abazi.
“Aq shumë po ju pengojnë se nuk janë këtu qe 28 muaj dhe i thirrni bashkëpunëtorë, bashkëpronarë. Kjo çka ka ndodh dje është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin kush e ka vizitu Radoçiqin e kush ka pasë biznese me të. Linçimet, sjelljet e ulta kanë me shku bashkë me juve siç keni me shku në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Kusari-Lila.
© SYRI.net