Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, komentoi nga Elbasani protestën e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Diplomati i BE konfirmoi mungesën e demokracisë në vend.
Gonzato tha megjithatë se duhet më shumë efikasitet në sensibilizimin e mungesës së demokracisë.
“Besoj që opozita ka mënyra nga më të ndryshmet për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk besoj që djegija e karrigeve është mënyra efikase më e mundshme”, tha ai.
Gonzato tha se “është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë ashtu siç duhet”.
“Në Kuvend, si mazhoranca dhe opozita, luajnë rolin e tyre përkatës", tha ai.
© SYRI.net