E turpshme, gazetari kërcënon ‘live’ kreun e Grupit Parlamentar të opozitës

E turpshme, gazetari kërcënon ‘live’ kreun e Grupit Parlamentar të opozitës

08:00, 10/10/2024

Gazetari  i njohur për qëndrimet e tij pro Ramës ka kërcënuar mbrëmjen e djeshme kreun e GP të opozitës, Gazment Bardhi.

Pasi prokuroria vërtetoi që shantazhi ndaj Bardhit ishte i sajuar, Sokol Balla përmes ortopalantit mediatik të kontrolluar nga Rama e Fuga ka kërcënuar Bardhin duke i thënë që do të kesh fatin e Martinajt (i zhdukur, dyshuar për i vrarë).

'Çdo ditë Gazmend Bardhit po i shtohen çështje që lidhen me drejtësinë, edhe Spak sot e paralajmëroj, e njoftoj se mesazhet që e lidhnin me Ervis Martinaj ishin të sajuara duke e këshilluara që të mos nxitohej herë tjetër ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara.

Ndoshta dhe një paralajmërim që ai të moa thellohet me gabimet e Salianjit pasi karma rikthehet herë në formën e Vinit, herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur'- shprehet Balla.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco