Sveçla e falënderoi Ulutashin për shërbimin e tij si komandant i KFOR-it

Sveçla e falënderoi Ulutashin për shërbimin e tij si komandant i KFOR-it

17:35, 09/10/2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë takim Sveçla falënderoi Ulutash për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të sigurt në Kosovë.

“Ky bashkëpunim mes institucioneve tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen teksa komandantit Ulutash ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco