Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me prokurorin kompetent dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra me sigurimin e dëshmive dhe sekuestrimin e barnave të kontrabanduara nga inspektorati farmaceutik , ka krijuar dyshimin e bazuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shitur barna të kontrabanduara.
Me këtë rast, i dyshuari ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
[May be an image of text]Lidhur me rastin, përveç barnave pa banderola të Republikës së Kosovës, janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë, si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente.
Cher's Son Is Probably The Most Handsome Man To Ever ExistLearn It WiseNë lidhje me rastin, i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
© SYRI.net