Ulutashi pas takimit me Maqedoncin ripohon rëndësinë e koordinimit me KFOR-in

Ulutashi pas takimit me Maqedoncin ripohon rëndësinë e koordinimit me KFOR-in

17:49, 08/10/2024

Komandanti në largim i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është pritur në takim lamtumirës nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ulutashi e falënderoi Maqedoncin për bashkëpunimin dhe shkëmbimet e rregullta që i kanë bërë gjatë mandatit të tij.

“Gjeneralmajor Ulutash ripohoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Komunitetin Ndërkombëtar për të ndërtuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për të nxitur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Maqedonci e ka falënderuar Ulutashin për angazhimin, duke thënë se Kosova është falënderuese ndaj NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco