Franca e mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Franca e mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

12:06, 08/10/2024

Franca ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë masën për ndalim të hyrjes së mallrave serbe në “kujdes të shtuar”.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot përmes një postimi në “X” ka thënë se vendimi mundëson përparim në Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë pikëkalimin kufitar në Merdar për mallrat nga Serbia. Ky është vendim i rëndësishëm që mundëson përparim në integrimin rajonal (Procesin e Berlinit) dhe drejt integrimit Evropian. Përpjekja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Ndryshe, dje kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco