Vdes një zjarrfikës në Klinë gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit

Vdes një zjarrfikës në Klinë gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit

17:59, 08/08/2024

Një zjarrfikës ka humbur jetën këtë të enjte në Klinë derisa ishte në krye të detyrës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se zjarrfikësi ka shkuar të intervenojë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco