Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

13:41, 08/08/2024

Serbët e punësuar në institucionet publike në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të dy politikanëve serbë, më 8 gusht.

Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas Elshanit, Arsenijeviqi ka penguar punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

ESG Software From Luxembourg May Be Easier Than You ThinkESG Software - Search Ads
by Taboola

Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.

Arrestimi i Arsenijeviqit dhe Veljkoviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco