Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili njeh rajonin dhe raportin e Kosovës me Serbinë, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.
Duke folur lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, ai ka deklaruar se përkrahja e Kosovës nga NATO mund të jetë e rëndësishme, por thotë se e rëndësishme për Kosovën është edhe ushtrimi i sovranitetit.
“Mbështetja e NATO-s mund të jetë e rëndësishme, por po ashtu është edhe ushtrimi i autoritetit sovran”, ka thënë Serwer.
Sa i përket rrezikut për eskalim nëse do të vendoset për hapje të një anshme, Serwer ka thënë se Kurti e di që ka rrezik dhe se duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.“Sigurisht që ka rrezik. Qeveria e Kurtit këtë e di dhe duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Serwer pwr Express.
Theksojmë se disa ditë më parë Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para mediave, kishte treguar se QUINT s’mund të mbështes hapjen e Urës së Ibrit./Indeksonline/
© SYRI.net