Syla: 15 vjeçari që u plagos është në gjendje stabile

Syla: 15 vjeçari që u plagos është në gjendje stabile

17:55, 07/08/2024

Në mesditë ka ndodhur një vrasje në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.Po ashtu në këtë ngjarje është plagosur edhe një fëmijë i moshës 15 vjeçare.

Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë se personi i plagosur është dërguar në Emergjencë dhe për momentin gjendja është stabile.

“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm”, tha Syla.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Agim Zani, 58 vjeçar. Indeksonline ka mësuar edhe kronologjinë e ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur fillimisht mes fëmijëve të familjes Zani dhe asaj Krasniqi të cilët kanë patur zënkë fizike mes vete.

Me të dëgjuar rastin në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe familjarët e tyre të rritur.

Në zënkë janë përdorur mjete të mprehta nga goditjet e të cilave ka humbur jetën Agim Zani. Polica ka arrestuar si të dyshuar për vrasje Skënder Krasniqin dhe djalin e tij Taulantin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco