Arben Hajrullahu zgjidhet rektor i ri i UP-së

Arben Hajrullahu zgjidhet rektor i ri i UP-së

14:10, 07/08/2024

Këshilli Drejtues e ka zgjedhur Arben Hajrullahun rektor të ri të Universitetit të Prishtinës me gjashtë vota.

Hajrullahu u zgjodh në pozitën e rektorit, të cilën aktualisht e mban Qerim Qerimi.

Ky ishte konkursi i dytë për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, proces i cili dështoi një muaj më herët, pasi asnjë nga kandidatët nuk e patën marrë shumicën e votave të nevojshme.

Hajrullahu është profesor i shkencave politike në UP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco