Noizy është dërguar në mbajtje në Tiranë dhe është në pritje të një vendimi të ri nga gjykata e Tiranës.
Bazuar në marrëveshjen mes dy shteteve, Kosovës e Shqipërisë për ekstradim, reperi nuk do të mund të shmangë ekstradimin në Kosovë. Marrëveshja është valide qe disa vjet dhe nuk ka asnjë rast tjetër që është shmangur deri tani.
Gjykata e Tiranës ka afat deri në 40 ditë për ekstradimin e Noizyt.
Aksioni i policsë për kapjen e Noizyt është titulluar si “Fast” dhe është realizuar nga “Fast Kosova” në bashkëpunim me “Fast Albania”.Kapja e shpejt e tij dëshmoi edhe një herë profesionalizimin e lartë të drejtorisë së “Fast Kosova” që vazhdon të jetë një nga institucionet më të dëshmuara dhe profesionale në vend.
© SYRI.net