Arratiset nga QKUK i burgosuri që akuzohej për fajde, pezullohen dy zyrtarë korrektues

Arratiset nga QKUK i burgosuri që akuzohej për fajde, pezullohen dy zyrtarë korrektues

11:18, 07/08/2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur një i burgosur, i cili ishte i akuzuar për veprën penale të fajdes.

Sipas njoftimit, për këtë rast janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.

SHKK thotë se filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njejti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.

Javët e fundit janë raportuar disa raste të arratisjeve të të burgosurve kosovarë. Ai që bëri bujë, ishte rasti i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës, e më pas u vra në Serbi, si i dyshuar për vrasjen e një polici serb në detyrë dhe plagosjen e një tjetri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco