Ministri i Vuçiqit paralajmëron se hapja e urës së Ibrit është potencialisht një pikë e madhe e përshkallëzimit

Ministri i Vuçiqit paralajmëron se hapja e urës së Ibrit është potencialisht një pikë e madhe e përshkallëzimit

10:01, 07/08/2024

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, ka vlerësuar sot se çështja e paralajmëruar për hapjen e urës qendrore mbi Ibër në Mitrovicë, potencialisht paraqet një “pikë të madhe përshkallëzimi”.

Ura ka edhe rëndësinë e saj faktike, por edhe vlerë të madhe simbolike, sepse për serbët ishte pika e fundit e rezistencës në vitin 1999 dhe për 25 vjetët e ardhshëm. Pika ku Mitrovica e Kosovës, karakteri i saj multietnik, por edhe i gjithë veriu i Kosovës”, tha Staroviqi për televizionin Prva.

Sipas fjalëve të tij, për bashkësinë ndërkombëtare, për shtetin e Kuintit dhe për misionin e KFOR-it është e qartë se një gjë e tillë nuk guxon të bëhet jashtë kornizës së dialogut dhe para se të përmbushen disa kushte të përcaktuara me marrëveshje të vlefshme.

Dëmshperblim për Aksidentet RrugoreJuris Concept L.L.C
by Taboola

Ministri po ashtu theksoi se KFOR-i në njoftimet e tij ka dhënë disa garanci se do të qëndrojë në atë urë dhe se besojnë se zgjidhja për hapjen e urës duhet të gjendet ekskluzivisht përmes procesit të dialogut në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco