Një incident tjetër ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, kur dhe po përgatitej konferenca e Kryeministrit Albin Kurti bashkë me atë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski.
Në një video të publikuar, shihet se krahas flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku dhe ishte i pozicionuar kryeministri i këtij shtetit, në anën tjetër të tij, ku dhe qëndroi Albin Kurti gjatë konferencës, fillimisht ishte vendosur flamuri i Bashkimit Evropian.
Por, një gjë e tillë është përmirësuar nga dy persona, të cilët shihen në video duke e vendosur atë të Republikës së Kosovës.
© SYRI.net