Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në lagjen Emshir të Prishtinës.
I njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
© SYRI.net