Gjendja momentale në pikat kufitare të Kosovës

Gjendja momentale në pikat kufitare të Kosovës

09:12, 05/08/2024

Shumë bashkëatdhetarë po i kalojnë pushimet në vendlindje, e disa prej tyre tashmë i kanë përfunduar ato dhe po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Prandaj në pikat kufitare, sidomos ato që lidhin Kosovën me Serbinë, vërehet fluks më i madh këto ditë.

Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së, ka përditësuar të dhënat e saj.

Sipas të dhënave pritje për të dalë nga Kosova më së shumti ka te Dheu i Bardhë.

Aty pritjet janë deri në 20 minuta, kurse kolonat e veturave mëngjesin e së hënë shkon deri në 100 metra.

Te pikat e tjera, pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë deri në 10 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco