Tahiri i adreson dhjetë pyetje Qeverisë: Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë-Podujevë

Tahiri i adreson dhjetë pyetje Qeverisë: Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë-Podujevë

15:53, 04/08/2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri ka bërë disa kritika ndaj qeverisë Kurti duke iu referuar dhjetë pyetjeve që i ka ngritur si çështje.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka thënë se qeveria nuk po përgjigjet në 10 pyetje që u interesojnë qytetarëve.

Tahiri ka ngritur çështje si kur do të përfundojë rruga Prishtinë-Gjakovë, autostrada për Gjilan apo edhe kur do të përfundojë Prishtinë-Podujevë etj.

Madje Tahiri ka theksuar se Qeveria po bën filma me liqenin e Ujmanit si dhe ka pyetur se kur do të hapet “Ura e Ibrit”?.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco