Janë arrestuar tre persona në Pejë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht mes vete.
Të njëjtit kanë pranuar edhe tretman mjekësor pas lëndimeve të marra dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbrajtje.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Vitomiricë, Pejë/03.08.2024 – 00:01. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
© SYRI.net