Incidenti në Shkup i Presidentes: Pacolli thotë se Osmani s’kishte të drejtë kur refuzoi skanimin e çantës dhe telefonit

Incidenti në Shkup i Presidentes: Pacolli thotë se Osmani s’kishte të drejtë kur refuzoi skanimin e çantës dhe telefonit

20:54, 03/08/2024

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar incidentin diplomatik me të cilin u përball presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në Aeroportin e Shkupit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se Osmani nuk ka pasur të drejtë të refuzojë skanimin e çantës dhe telefonit të saj nga punonjësit e aeroportit.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan.

“Sot isha në një udhëtim të shkurtër në Itali me kryesuesin e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto.  Ra fjala për ngjarjen në Shkup.  Ai më konfirmoi (atë që edhe unë e dija) se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë”, shkroi Pacolli.

Më tej ish-presidenti ka thënë se në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin, shërbimi i sigurisë informon pilotin e aeroplanit përkatës dhe ky i fundit automatikisht vendos që aeroplani të mos ngrihet në ajër.

Ai ka folur edhe sa i përket çështjes së klonimit të telefonit, duke thënë se është naive të thuash se ai mund të klonohet derisa kalon në makinerinë X-ray

“Në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin nga shërbimi i sigurisë, këta të fundit, ndër të tjera, informojnë pilotin e aeroplanit përkatës dhe piloti vendos automatikishtë që aeroplani të mos ngrihet në ajër.  Përndryshe nuk ka instancë qe urdheron pilotin të nis aeroplanin nese ai është informuar se në bord mund të ketë pasagjer te pa kontrolluar.  Kjo ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda. Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thosh se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray”, shkroi më tej Pacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco