Aksident me fatalitet në Rugovë të Pejës

Aksident me fatalitet në Rugovë të Pejës

17:54, 03/08/2024
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në Shtupeq të Madh të Rugovës.

Si pasojë e një aksidenti me motoçikletë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi  ka konfirmuar rastin.

‘’Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marr lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit.’’ Tha ai për IndeksOnline.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco