1 muaj paraburgim për burrin që dyshohet se rrahu për vdekje gruan e tij, gjykata tregon se si e kreu krimin

1 muaj paraburgim për burrin që dyshohet se rrahu për vdekje gruan e tij, gjykata tregon se si e kreu krimin

16:50, 02/08/2024

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim burrit me inicialet D. Zh., që dyshohet se kreu “vrasjen e rëndë” të gruas së tij.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti, se nëse i pandehuri D.ZH gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, i njëjti mund të arratiset dhe mund të largohet nga vendi, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston rreziku i asgjësimit apo ndryshimit të provave si dhe ndikimi në dëshmitarë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale“, thuhet ndër tjera në njoftim.

Ngjarja kishte ndodhur dje, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Burri dyshohet se kishte rrahun gruan e tij, e cila si pasojë vdiq mbrëmë pas mesnatës në QKUK.

“I pandehuri D.ZH, pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me tu kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes, e njëjta dërgohet në QKUK dhe hospitalizohet deri me datë 02.08.2024, ku rreth orës 03:40 të mengjesit, ndërron jetë”.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 02 Gusht 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit D.ZH, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin D.ZH dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti, se nëse i pandehuri D.ZH gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, i njëjti mund të arratiset dhe mund të largohet nga vendi, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston rreziku i asgjësimit apo ndryshimit të provave si dhe ndikimi në dëshmitarë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.

Me datë 31.07.2024 rreth orës 21:15min, në fshatin Gushtericë e Poshtme, Komuna e Graçanicës, përkatësisht në shtëpinë e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes bashkëshorten e tij, përkatësisht tani të ndjerën M.ZH, në atë mënyrë që meqenëse i pandehuri D.ZH, pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me tu kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes, e njëjta dërgohet në QKUK dhe hospitalizohet deri me datë 02.08.2024, ku rreth orës 03:40 të mengjesit, ndërron jetë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco