Përçarja Osmani-Gërvalla, Haradinaj: “Presidentja bën mirë me u distancu në tërësi prej qeverisë Kurti”

Përçarja Osmani-Gërvalla, Haradinaj: “Presidentja bën mirë me u distancu në tërësi prej qeverisë Kurti”

16:05, 01/08/2024

Rreth asaj se sa i bën dëm Kosovës “debati” mes të pares së shtetit Vjosa Osmani dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se presidentja duhet të distancohet nga qeveria Kurti.

Në konferencën e mbajtur për media, Haradinaj tha se dikur Osmani kërkonte vota për këtë qeveri, gjasmë për çkapjen e shtetit, por sipas tij po del që po ndodhë e kundërta.

Ai tha se nuk dëshiron të lëshohet në deklarata tjera rreth asaj se çfarë po ndodh mes dy ish-partiakeve, por theksoi se Osmani duhet t’i kërkoj falje qytetarëve të vendit pasi s’ka realizu premtimet për qytetarët.

“Mendoj që presidentja bën mirë me u distancu prej qeverisë në tërësi, për shkak se dikur ka lyp votë për këtë opsion qeverisës, për Kurtin, dhe nëse vota atëherë është kërkuar për një perspektivë euroatlantike, por del që nuk ka ndodhë. Pra ka kërku votë për çkapjen e shtetit, po del që ka ndodh e kundërta. Ka kërku votë për zhvillim ekonomik e ka ndodh e kunderta. I takon presidentes të distancohet nga qeveria. Nuk është rastësi ajo që po ndodh. Sdua të lëshohem në çka po ndodh, por presidentja duhet ti kkerkoj falje qytetarëve të vendit, si ka realizu atë pritje e atë realizim”, tha Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco