Një serb prezanton dokument të falsifikuar në kufi, arrestohet nga policia

Një serb prezanton dokument të falsifikuar në kufi, arrestohet nga policia

10:18, 31/07/2024

Një i dyshuar, shtetas i Serbisë, është arrestuar mbrëmë në Jarinje.

Ai dyshohet të ketë paraqitur një dokument të falsifikuar në vendkalimin kufitar, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, i dyshuari prezantoi një dokument për transportin e ngarkesës, të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili dyshohet të ketë qenë i falsifikuar.

“I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Automjeti me ngarkesë, për shkak të sigurisë dhe peshës, është dërguar në terminalin doganor të Mitrovicës./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco