Policia bastis shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, gjen armë e municion

Policia bastis shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, gjen armë e municion

10:09, 31/07/2024

 Shtëpia e një të dyshuari në Zveçan është bastisur dje nga njësitet policore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rudar i Madh, diku rreth orës 15:57.

Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me municion, një AK-47, një pistoletë me karikatorë, një rigë më gjashtë copë, një rigë me tetë copë dhe dy maska të ushtrisë.

Gjatë bastisjes, policia gjeti edhe 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dy pelerina për shi dhe dy thasë për fjetjeje.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar.

Ai, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco