Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e “Trepçës” kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.
Minatorët janë në grevë tashmë disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.
I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minieres së Stantërgut, i cili u mundua t’i bindte minatorët të kthehen në vendet e punës, por që kjo u kundërshtua.
Ata, fillimisht kërkuan që në këtë takim të vijë bordi i “Trepçës”, në të kundërtën nuk do t’u kthehen vendevet të punës.
© SYRI.net