Varhely i kërkon Kosovës ta dërgojë në Kushtetuese draftstatutin e asociacionit

Varhely i kërkon Kosovës ta dërgojë në Kushtetuese draftstatutin e asociacionit

13:47, 30/07/2024

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhely ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut, derisa i ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në konferencën e komisioneve parlamentare për çështje të BE-së në Budapest, të hënën Varhelyi është shprehur se pret që palët t’i vazhdojnë përpjekjet për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve.

Shiloh Jolie-Pitt Turns Heads With Transformation After Becoming A TeenagerSportlit
by Taboola

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, citohet ai në njoftimin e Komisionit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco