Koci: U dha strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit, posa të kryhet analiza s’ka asnjë arsye të mos lirohet trupi

Koci: U dha strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit, posa të kryhet analiza s’ka asnjë arsye të mos lirohet trupi

10:36, 30/07/2024

Avokati, Arianit Koci, ka njoftuar se është dhënë strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Koci ka thënë se bashkë me nënën e Fatonit janë rrugës për në Skenderaj dhe sipas tij tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi që po mbahet në Serbi.

“Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj.

Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos”, shkroi ai.

Avokati Koci është autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për ta tërhequr trupin nga Serbia.

Ai para disa ditësh ka qëndruar atje, por ka pohuar që nuk i është mundësuar që ta shohë kufomën, për të cilën autoritetet serbe kanë njoftuar edhe zyrtarisht se është kosovari, Faton Hajrizi.

Hajrizi i cili u arratis në fillim të muajit korrik nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, është raportuar të jetë vrarë më 19 korrik nga Policia në Serbi.

Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.

Që nga atëherë, Serbia nuk ka lejuar që të tërhiqet trupi i të ndjerit dhe ka kërkuar edhe analiza shtesë për identifikimin e tij, përkatësisht kanë kërkuar që të bëhet analiza e pështymës së Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike me nënën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco