“Gjynah mos me iu vra stafin”, AGK-ja regon pas kërcënimeve ndaj “Sbunkerit”

“Gjynah mos me iu vra stafin”, AGK-ja regon pas kërcënimeve ndaj “Sbunkerit”

21:52, 25/07/2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi stafi i Sbunker është kërcënuar me vrasje.

Kjo pas një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së ibrit.

AGK-ja ka thënë se këto sulme vijnë në javën kur në Kosovë ka linçime publike ndaj mediave.

“Redaksia e medias online “Sbunker”, kërcënohet me vrasje   Një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh ka pranuar sot redaksia e medias online “Sbunker”, pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit.   Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”, thuhet në reagim.

“Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.   Kërcënimet ndaj Sbunkerit vijnë në javën kur disa medie në Kosovë janë përballur me linçime publike, e edhe thirrje për dhunë.   AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe”, vazhdo reagimi i AGK-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco