Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot veriun e vendit.
Jonathan Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se vizitën që iu bëri tri komunave në veri mësoi për shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb.
“Iu kënaqa vizitës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut sot. Ishte kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës.
Pres me padurim të vizitoj edhe shumë herë këtë zonë”, ka shkruar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në X.
© SYRI.net