Lidha Demokratike e Kosovës ka thënë se Radiotelevizioni i Kosovës është dorëzuar tërësisht pushtetit.
“Mediumi i presupozuar si publik, është shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit. RTK-ja jashtë çdo morali e etike godet mediat e Kosovës, u bën gjygjin publik dhe i dënon me epitetin e tradhtarit e shërbëtorit të interesave të huaja”
“LDK-ja e ka dëshmuar tash e dy vjet – nëpërmjet bojkotit të plotë – se ky medium i thirrur për të përfaqësuar interesin publik dhe promovuar liritë, është shnërruar fatkeqësisht në bastilien e fjalës së lirë. Në RTK shtypet e vërteta dhe konstruohet propaganda. Reagimet e koordinuara me zyret partiake e pushtetare, ndërsa, të shfaqura qartazi tashmë, dëshmojnë kapjen e thellë të mediumit publik.
Njerëzit me dhimbje në shpinë dhe gjunjë duhet ta lexojnë këtëHeathy lifeDhe ky është vetëm fillimi sepse kur sulmohen mediat është shenjë se shpifjet, frikësimet do bëhen edhe më të shpeshta e të dukshme edhe ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Prandaj reagimi ynë i përbashkët është domosdoshmëri!”
“LDK-ja do të shfrytëzojë mekanizmat parlamentar për të vënë në dritë kapjen dhe për t’i mbajtur përgjegjës kapësit dhe shërbëtorët e propagandës. Për më tepër bashkë me qytetarin e Kosovës do ta mbrojmë fjalën e lirë dhe interesin publik në këtë vend me çdo çmim!”, thuhet në reagimin e LDK-së.
© SYRI.net