Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka ngreh dyshime nëse Faton Hajrizi është vrarë apo jo.
“Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, ka shkruar Haxhiu.
© SYRI.net