Ministria e Shëndetësisë: Sot përfundon vendimi për kufizimin e orarit të punës nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë: Sot përfundon vendimi për kufizimin e orarit të punës nga temperaturat e larta

10:28, 20/07/2024

Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta, ka përfunduar sot.

Kategoritë që u përfshinë në këtë vendim ishin gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike dhe punëtorët në ndërtimtari.

Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.

“Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco