Përfshihen nga zjarri katër vetura në lagjen “Marigona”

Përfshihen nga zjarri katër vetura në lagjen “Marigona”

13:03, 19/07/2024

Në lagjen “Marigona” në fshatin Preoc, katër vetura janë përfshirë nga zjarri të premten rreth orës 10:30.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se dy prej veturave janë përfshirë tërësisht nga zjarri ndërsa dy të tjera pjesërisht.

Sipas tij, nuk ka pasur të lënduar në këtë incident.

“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Ndërsa, nga ana e tij thuhet se në koordinim me prokurorin e shtetit Policia e Kosovës ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco