KGjK-ja sot mban mbledhjen e radhës

KGjK-ja sot mban mbledhjen e radhës

08:42, 19/07/2024

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Kjo është mbledhja e 330-të e tyre, duke filluar nga ora 9:30.

Pikat e rendit të ditës:

1 Shqyrtimi i rekomandimeve të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

2 Shqyrtimi i kërkesave për transfer të përhershëm të gjyqtarëve 10 min.

3 Rekomandimi për emërimin e kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

4 Emërimi i udhëheqësit të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit 10 min.

5 Emërimi i udhëheqësit të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore Prishtinë

6 Implementimi i planit të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe gjykatave për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024

7 Njoftimi lidhur me kërkesat për trajtimin e sinjalizimit në sistemin gjyqësor për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024

8 Shqyrtimi i Planit të veprimit për Efikasitetin e Administratës Gjyqësore 2024 – 2026

9 Shpallja e konkursit të brendshëm për gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

10 Themelimi i Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve, Intervistimin, Vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco