Osmani takoi Mitsotakis: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi, i dobishëm për qytetarët por edhe për gjithë rajonin

Osmani takoi Mitsotakis: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi, i dobishëm për qytetarët por edhe për gjithë rajonin

18:49, 18/07/2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Presidentja Osmani ka thënë se gjatë takimit me Kryeministrin grek Mitsotakis ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.

“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar Presidentja Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco