KFOR-i realizon ushtrim në Deçan, patrullon edhe afër Manastirit

KFOR-i realizon ushtrim në Deçan, patrullon edhe afër Manastirit

17:47, 17/07/2024

Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik në kuadër të KFOR-it, kanë realizuar ushtrim në Deçan, përkrah ushtarëve të Komandës Perëndimore Rajonale të misionit të KFOR-it.

Gjatë ushtrimit, njësitë i janë afruar Manastirit të Deçanit me helikopter dhe automjete, duke siguruar dhe patrulluar zonën afër manastirit.

“Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të mundësuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhej në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco