Qeveria gjermane e konfirmon vizitën e kancelarit Scholz në Serbi, zbulohet agjenda

Qeveria gjermane e konfirmon vizitën e kancelarit Scholz në Serbi, zbulohet agjenda

15:56, 17/07/2024

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit, e ka konfirmuar se kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të udhëtojë për në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, të premten.

Siç raporton Danas, fokusi do të jetë në çështjet e politikave ndërshtetërore, si dhe ato ndërkombëtare dhe evropiane.

Scholz dhe Vuçiq pritet të marrin pjesë edhe në “Samitin e lëndëve të para të rëndësishme”, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane.

Si pjesë e samitit, po ashtu raportohet se do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi midis Serbisë dhe Komisionit të BE-së për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike.

Pas aktiviteteve të parapara, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco