Vetëvendosje, ende jo takim me Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Vetëvendosje, ende jo takim me Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

20:28, 22/05/2024

Prishtinë - Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk ka mbajtur një takim me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk kemi pasur takim të përbashkët dhe të drejtpërdrejtë me kryeministrin si grup parlamentar për çështjen e arsyeshmërisë së shkuarjes në zgjedhje më herët se sa që është afati zgjedhor. E kemi diskutuar si temë brenda grupit parlamentar me deputetët e tjerë, por mendoj se pasi ta kemi një takim me kryeministrin do ta kemi një qëndrim më të saktë”, ka deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica për RTK-në.

Korenica në “Info Plus” e ka quajtur normale kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar si pjesë të politikës së tyre.  

“Nuk ka mundësi të shkarkohet kjo qeveri me votat e opozitës, është kapitull i mbyllur sepse Lëvizja Vetëvendosje ka shumicë parlamentare. Sa i përket bashkërendimit të një situate ku të gjitha partitë dakordohen për zgjedhje të parakohshme, është e rrugës që të mbahet një takim me presidenten që të caktohet data”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco